Qeveria sot mori vendim që nga 20 gushti e deri më 10 shtator hyrja në ambientet e klubeve të natës, diskotekave dhe ambienteve ku mbahen ahengjet familjare, tubimeve masive që kanë kapacitet mbi 100 persona do të lejohet vetëm me certifikatën e vaksinimit apo testin PCR jo më të vjetër se 72 orë.
Sipas Shoqatës së Gastronomëve ani pse koha e vendimit të marrë është mjaft e shkurtër shpresojnë se procesi do të shkojë pa telashe përderisa inxhinieri i teknologjisë Ermal Sadiku thotë se procesi i verifikimit më certifikatë të vaksinimit nuk do të funksionojë.
Pa certifikatën e vaksinimit hyrja në tubime do të jetë pothuajse e pamundur. Kjo pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë marrë ditën e enjte.
Procedurë të kompleksuar e cilëson pjesën e verifikimit të certifikatës së vaksinimit inxhinieri i teknologjisë, Ermal Sadiku.
“Është vetëm një letër e cila është shumë jo praktike, e cila për fat të keq nuk garanton diçka të caktuar sepse nuk është e lidhur me fotografi. Do të thotë se dikush duhet të kontrollojë edhe letërnjoftimin, emrin, mbiemrin dhe kjo është procedurë”, tha Sadiku për RTK’në.
“Unë mendoj se nuk ka me funksionu. Mendoj se duhet me u digjitalizu e kjo ka me kushtu pak edhe ka me lypë kohë’, theksoi ai.