Lajme

A do ta pengojë Arianit Koci edhe Albin Kurtin kur të dalë nga Kuvendi?

06/09/2025 11:21
nga:G B

Avokati Arianit Koci po vazhdon protestën para Kuvendit të Kosovës.

Ai ndërroi vendin e pritjes, duke thënë që do të dalë në hyrjen para sheshit, për të pritur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

“Sot e kom plan me taku kryeministrin Kurti, se herëve të tjera s’kemi mujt”, u shpreh Koci.

Ai tha se shpejt do të bëhet takimi i tyre, pasi seancat nuk po zgjasin shumë.