Lajme

A do ta njohë Beogradi pavarësinë e Kosovës? Asani: Vetëm nëse ndodh revolucion në Serbi, do të nisë me proces

01/28/2023 19:18
nga:Genita C

Në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku në ABC News ka qenë i ftuar në një lidhje live në Skype, Skënder Asani, drejtor i ITSHKSH në Maqedoninë e Veriut.

I pyetur në lidhje me mundësinë e njohjes se pavarësisë së Kosovës nga Beogradi ai tha se duke e njohur politikën serbe kjo gjë nuk mund të ndodh, vetëm nëse ka ndonjë revolucion brenda politikës serbe.

Asani shtoi se duke para retorikën e liderit të serbisë, ai mund të njohë një proces, por jo pavarësisë.