Showtime

A do ta merrte burrin që vozitë “Golf 2” – Arta Nitaj habitë me deklaratën

07/23/2021 09:40
nga:Gazeta Blic

Modelja dhe aktorja Arta Nitaj ka folur për jetën e saj private dhe për preferencat e saj tek meshkujt.

Në emisionin Natë Vere në T7, Arta ka thënë se nuk do e pengonte nëse i dashuri i saj do të voziste veturë të tipit Golf 2.

“Mas pari bukurinë se kisha këqyr shumë, gjërat materiale krejt këto bijnë poshtë. Nuk më pengon, s’ka lidhje. E marrë në veturë temin i ndërrojmë veturat”, ka thënë Nitaj.