Lajme

A do bënte AAK koalicion me LVV-në? / Përgjigjet nënkryetari i kësaj partie

07/04/2024 22:13
nga:Sh R

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Politiko” ka treguar se a do të bënte Aleanca për Ardhmërin e Kosovës koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjini ka thënë se Aleanca nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me Vetëvendosjen.

“Jo, nëse pytem unë kurr hiq, por nuk besoj që ka njerëz në Alenacë që do kishin bërë një gjë të tillë, nuk besojmë që këtij koncepti qeverisë që është mashtrim total na duhet me i ndihmu me vazhdu, nuk guxojmë sepse do t’i del keq vendit të Kosovës”, tha ai në Kanal10.