Showtime

“Do të kapi për fyti”, dalin incizimet ku Besiana Mehmedi kërcënon studentët

04/14/2022 11:54
nga:G C

Një video e cila është publikuar së fundmi në një kanal në YouTube, tregon momentin e profesoreshës Besiana Mehmedi teksa përplaset më një student gjatë orës së mësimit.

Në incizime, Mehmedi dëgjohet teksa kërcënon studentët, madje një nga vajzat pëson sulm paniku nga të bërtiturat.

“Do të kapi për fyti”, dhe “dil përjashta”, janë disa nga fjalët që Mehmedit ka përdorur ndaj studentit me emrin Ardi.

Javën e kaluar, studentët në Tetovë kanë dalë për të protestuar kundër profesoreshës, pasi bojkotuan mësimin me të, duke thënë se është agresive, bullizon e ofendon.

Ndërkohë, Mehmedi e pati mohuar këtë incident përmes një reagimi publik duke thënë se është e pafajshme dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur në të vërtetë,