Sporti

Miliato i bashkohet Vinicius: Është e turpshme, lufta jonë ndaj racizimit vazhdon

05/22/2023 16:07
nga:E K

Episodi i shëmtuar i fyerjeve raciste ndaj anësorit të Real Madrid, Vinicius Junior, në sfidën e pasdites së djeshme ndaj Valencia nuk kishte si të kalonte pa u komentuar dhe nga shoku i tij i Kombëtares, por dhe i Real Madrid, Eder Miliato.

Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Twitter”, Militao tejet i zhgënjyer e konsideron episodin si një ditë tjetër ku racistët “fituan”, teka në fund të mesazhit inkurajon dhe shokun e tij të skuadrës.

“Një ditë tjetër e trishtuar këtu në Spanjë. Një ditë tjetër kur racistët, për fat të keq, fituan. Është turp!

Ju vuani nga racizmi, mbroni veten dhe hiqeni për këtë! Sa kohë do të duhet ta durojmë këtë? Unë jam me ty vëlla! Lufta jonë vazhdon!”,- shkruhet në postimin e plot të Eder Militao. /i.m /abcnews.al