UNI-Universum International College është përfitues i projektit ndërkombëtar VirtuEU (Virtual Exchanges of Active Citizens), i cili mundëson shkëmbime virtuale mes të rinjve nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimor.
VirtuEU ka për qëllim përfshirjen e studentëve nga universitete të ndryshme, duke ofruar mundësi për zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe promovimin e aktivizmit qytetar.
Në kuadër të implementimit të këtij projekti, u organizua një garë ndërkombëtare për fjalime publike, ku morën pjesë studentë nga 9 universiteteve partnere të projektit nga Evropa.
6 studentë nga UNI-Universum International College morën pjesë në këtë garë dhe konkurruan me rreth 24 grupe ndërkombëtare. Alda Muhaxhiri dhe Adea Bullakaj, studente të vitit të parë në Programin Biznes Menaxhment, ishin pjesë e grupeve që shpallen finaliste, duke treguar aftësitë e tyre të jashtëzakonshme në komunikim dhe fjalim publik.
Ky sukses është një dëshmi e angazhimit të UNI-Universum International College për të ofruar mundësi zhvillimi dhe ndërkombëtarizimi për studentët e tij, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe aftësive profesionale.
UNI-Universum International College aktualisht është duke implementuar 40 projekte në kuadër të Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE), që kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së arsimit.
Për më shumë informata, ndiqni UNI-Universum International College në Facebook dhe Instagram, kontaktoni në [email protected], ose telefononi në +383 44 144 062.
(Artikull i sponsoruar)