Besnik Tahiri ka kujtuar 29 nëntorin e vitit 2012, kur Drejtësia Ndërkombëtare konfirmoi për herë të dytë pafajësinë e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, duke i liruar nga të gjitha akuzat.
Tahiri e cilësoi këtë ditë si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, duke theksuar se gjatë procesit në Hagë qëndroi pranë Haradinajt, i palëkundur në mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare.
Ai e përshkroi këtë datë si fitore të së vërtetës, dinjitetit dhe luftës së drejtë për liri.


