Lajme

Në Gjilan përurohet emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

11/28/2026 16:02
nga:Mergim Rreci

Në Gjilan është përuruar emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, vendosja e emblemës në hapësirën publike të qytetit simbolizon respektin dhe mirënjohjen për sakrificën e brezave që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Komuna ka theksuar përkushtimin për ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e vlerave të luftës çlirimtare te brezat e ardhshëm.