Lajme

Protestuesit sulmojnë Ministrinë e Bujqësisë, thyejnë derën e institucionit me shkopinj, sulmohet edhe selia e PS

11/28/2026 15:48
nga:Mergim Rreci

Një tjetër institucion është bërë objekt i sulmit gjatë protestës në kryeqytet.

Një grup protestuesish janë drejtuar drejt Ministrisë së Bujqësisë, ku kanë goditur derën e godinës, duke arritur ta thyejnë atë.

Incidenti është regjistruar gjatë lëvizjes së protestuesve në zonën përreth institucionit, ndërsa protesta vijon të shoqërohet me akte dhune dhe dëmtime të pronës publike.

Ndërkohë tubuesit kanë sulmuar edhe selinë e PS-së.