Lajme

Shiroka Pula në Vlorë: 28 Nëntori, datë e shenjtë e historisë sonë kombëtare

11/28/2026 12:05
nga:L J

Presidentja Justina Shiroka-Pula, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Shiroka Pula theksoi se 28 Nëntori është kryefestë kombëtare, ditë që na bashkon rreth historisë dhe identitetit.

Sipas Presidentes, nga Vlora, kjo festë merr një domethënie të veçantë, duke na rikujtuar se, përtej kufijve shtetërorë, ne ndajmë të njëjtat rrënjë, të njëjtën histori.

“Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori. Nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë tonë është edhe përgjegjësi për ta ruajtur e forcuar lidhjen tonë kombëtare dhe për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet, unitet dhe besim”, u shpreh Shiroka Pula.