Lajme

Përparim Rama jep urdhër për instalimin e muralit në objektin e Ministrisë: Nëse provojnë me na ndalë, ballafaqohemi me ta

11/28/2026 09:34
nga:L J

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se punëtorët e kanë urdhrin për ta instaluar muralin e Nënë Terezës në objektin e Ministrisë së Ekonomisë dhe se kjo duhet të bëhet.

Ai ka akuzuar sërish Qeverinë se po i bllokojnë projektet e ligjshme të kryeqytetit, për të cilat kanë vendosur asamblistët, si përfaqësues të qytetarëve.

“Punëtorët e kanë urdhrin për ta instaluar muralin e nëse provojnë jashtëligjshëm, atëherë normal që do të ballafaqohemi me ta”, tha Rama në një konferencë për media që e thirri sot në sheshin “Zahir Pajaziti”.

I pari i Prishtinës tha se ky projekt është i ligjëshëm dhe se ka marrë aprovimin në Asamblenë Komunale.

“E ka marrë lejen dhe i ka kaluar të gjitha fazat ligjore. Tash po tentohet që në mënyrë joligjore të bllokohet instalimi i këtij murali. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme. Pra, kemi një proces diktatorial të kësaj qeverie, që e keni parë tash e sa vite bllokon rregullisht projektet e kryeqytetit. Pra kush janë këta njerëz që lëshojnë urdhra kundër vullnetit të popullit, kundër vendimit të asamblesë, të cilët janë reprezentues të qytetarëve të kryeqytetit, të popullit tonë, e dikush nga lart qenka këtu që po jep urdhër me e ndal këtë projekt madhor për kryeqytetin”, ka thënë ai.

Ministria e Ekonomisë dje në reagim tha se Komuna e Prishtinës ka dhënë pëlqim “për ndërhyrje në një objekt që nuk është në pronësi dhe as në menaxhim të saj, pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse”, raporton Express.

Policia e Kosovës mbrëmë ka ndalë punimet për këtë mural, ndërsa Rama tha se kishte marrë “urdhër nga lart”.

Ai i kishte kërkuar policisë të sqaronte publikisht dhe ta identifikojë personin që dha urdhrin.

Sipas Ramës, murali për Nënë Terezën u parapa të jetë një dhuratë për kryeqytetin për 28 Nëntorin.

Krah Ramës në konferencë ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, i cili tha se për vendosjen e muralit janë marrë pesë vendime zyrtare nga institucionet e nivelit lokal.

Retkoceri ka thënë se Komuna e Prishtinës ka dhënë të gjitha pëlqimet për realizimin e projektit dhe se do të prezantojë dokumentacionin përkatës.

“Ani pse këtu do të duhej të ishim me shpalosjen e mozaikut të Nënës Terezë ashtu siç ka qenë e njofotuar nga autori i cili e ka bahskëngjit një projekt ku ka këkuar nga komuna e Prishtinës mbëhstetje dhe ëktu do tu prezantojë të gjitha faktet dhe dokumentet që janë plot pesë vendime zyrtare nga insittucionet e nivelit local të cilat I kanë marrë të gjitha pëlqimet për vendosjen e këtij murali.“Të jemi të qartë Komuna e Prishtinës administron dhe jep pëlqime dhe lejet ëpr të gjitha fasadat e objekteve në kryeqytet në bazë të rregullores dhe legjislacionit në fuqi”, ka thënë ai.