Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Jugut, policia heton rastin

11/28/2026 08:39
nga:L J

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në Mitrovicë të Jugut.

Policia bën me dije se rasti është raportuar më 27 nëntor, rreth orës 14:26, nga një qytetar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e ka iniciuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.