Lajme

Pengohet vendosja e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë, drejtori nga komuna akuzon burrin e Albulena Haxhiut

11/27/2026 18:05
nga:Mergim Rreci

Drejtori i Komunës së Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka thënë se ministria e Ekonomisë dhe këshilltari i ministres Artane Rizvanolli nuk po lejojnë vendosjen e një murali në nderim të Nënës Terezë në objektin e ministrisë në qendër të Prishtinës.

Ai ka thënë se kjo po bëhet me urdhër politik dhe me presion mbi organet e rendit e Policinë.

“Po e pengon niveli qendror, në këtë rast ministria, bukfalisht këshilltari i ministres Artane Rizvanolli, burri i kryetares së Kuvendit Albulena haxhiu, Alban Krasniqi. Me urdhër politik s’po e lejon vendosjen e një projekti artistik që i ka kaluar të gjitha pëlqimet në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka thënë Retkoceri në një bashkëbisedim me gazetarin Vehbi Kajtazi.

Ai ka thënë se murali është dedikim me rastin e festës së 28 nëntorit.

“Murali është dedikim për Nënën Terezë, që po pengohet me urdhër politik e me presion mbi policinë”

“Projekti është me të gjitha dokumentet e nevojshme”, ka shtuar Retkoceri.