Interi ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës me mbrojtësin brazilian Carlos Augusto, i cili do të mbetet te zikaltrit deri më 30 qershor 2031. Klubi e bëri të ditur marrëveshjen me një komunikatë zyrtare.
Para se të shpallej komunikata, Carlos Augusto foli për mediat kur doli nga selia e Interit. “E prisja prej kohësh këtë rinovim. Do ta shpërblej besimin në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.
Me kontratën e re vjen edhe rritje page, e cila arrin deri në rreth 3 milionë euro në sezon. Sipas raportimeve, është një shpërblim për paraqitjet e tij në fushë. Në këtë sezon braziliani ka treguar rendiment konstant dhe është konsideruar mbrojtësi më i mirë i skuadrës.
Trajneri Chivu, për t’i dhënë hapësirë, ka lënë shpesh në pushim Dimarcon ose e ka zhvendosur Bastonin në qendër të treshes mbrojtëse. Paraqitjet në Serie-n A dhe në Champions League-n e çuan Carlos Augustonin edhe te Kombëtarja braziliane për ndeshjet e fundit.
Nga një alternativë luksi, ai është shndërruar në titullar të padiskutueshëm, prandaj emri i tij ishte i pari në listën e rinovimeve të Interit. Arsyeja tjetër ishte se agjenti i tij po dëgjonte interesime nga klube të Serie-s A dhe nga jashtë Italisë.

