Një i ri nga fshati Dol i Gjakovës, i cili ishte raportuar i zhdukur nga nëna e tij, është gjetur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ishte raportuar më 26 nëntor, rreth orës 12:30, pasi ankuesja kishte deklaruar se djali i saj ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.
Në njoftimin e Policisë thuhet se pas raportimit, viktima është gjetur dhe i është ofruar ndihma mjekësore.
Rasti është duke u hetuar.


