Barcelona mund të përforcohet me dy futbollistë të rëndësishëm për ndeshjen e së dielës ndaj Deportivo La Corunas.
Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, Andreas Christensen dhe Rodri po ndihen dukshëm më mirë dhe ekziston optimizëm për rikthimin e tyre në dispozicion të skuadrës katalanase.
Të dy futbollistët do t’i nënshtrohen një testi të fundit gjatë stërvitjes së së premtes, pas të cilit do të vendoset nëse mund të jenë pjesë e ekipit për sfidën e fundjavës.
Stafi i Barcelonës shpreson që të dy lojtarët të jenë të gatshëm, në mënyrë që trajneri të ketë më shumë alternativa për këtë përballje.
/GazetaBlic Sport/

