Sporti

Aksident rrugor për Aubameyangun, sulmuesi i shpëton pa lëndime!

11/26/2026 14:26
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm, teksa po udhëtonte drejt stërvitjes së skuadrës së Deportivo La Corunas.

Përplasja ka ndodhur në autostradën AP-9, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa pasoja në njerëz dhe askush nuk ka pësuar lëndime.

Pas incidentit, Aubameyang ka vazhduar normalisht aktivitetin e tij, duke iu bashkuar bashkëlojtarëve në stërvitje.

/GazetaBlic Sport/