Deputeti i LDK-së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një emision televiziv ka thënë se “Besian Mustafa e din se kush ia ka vrarë babain”.
Mustafa para hyrjes në sallën e Kuvendit ka folur për këtë deklaratë, duke thënë se familja e tij dhe e gjithë Kosova presin drejtësi për Xhemajl Mustafën nga gjykatat vendore dhe jo nga studiot televizive.
“Unë për vrasjen e babës dhe i gjithë populli i Kosovës kërkon e pret drejtësi nga gjykatat vendore e jo në studiot televizive, aq më pak nga z.Xhavit Haliti, ky është i vetmi koment”, ka thënë Mustafa për media.


