Eenjtja në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu, të cilat gjatë ditës, sidomos pasdite dhe në mbrëmje, mund të intensifikohen në formë të rrebesheve lokale.
Reshjet pritet të shoqërohen edhe me shkarkesa rrufesh, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, ku parashikohen edhe reshjet më intensive. Situata mund të krijojë kushte për vërshime lokale, sidomos në pjesën jugperëndimore të këtij rajoni.
Ndërkohë, temperaturat do të shënojnë rritje për shkak të depërtimit të masave të ngrohta ajrore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.


