Lajme

Aksident me një viktimë në Berat

11/25/2026 23:52
nga:L J

Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Dimal të Beratit të Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur pasi 67-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur ne një kanal anës rrugës ku më pas, ai ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, raporton TV Klan.

Dyshohet se shkaqet e aksidentit lidhen me shpejtësinë e automjetit dhe ndriçimin në rrugë.