Sporti

Muriqi startues për Fenerbahçen në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetskut

11/25/2026 20:17
nga:L J

Trajneri i Fenerbahçes, Emre Belözoğlu, ka vendosur t’i besojë “Piratit” dardan majën e sulmit, i cili do të mbështetet nga treshja ofensivë e përbërë nga Kerem Aktürkoğlu, Mason Greenwood dhe Oguz Aydin.

Në anën tjetër, skuadra e Shakhtar Donetskut e drejtuar nga trajneri turk Arda Turan, rreshtohet me Traoren në qendër të sulmit.

Formacionet zyrtare:

Shakhtar Donetsk: Riznyk; Vinícius Tobias, Bondar, Matviyenko, Pedro Henrique; Nazaryna, Alisson Santana, Ocheretko, Marlon Gomes, Newertton; Traoré.

Fenerbahçe: Ederson; Brown, Oppong, Škriniar, Nélson Semedo; İsmail Yüksek, Kanté; Kerem Aktürkoğlu, Greenwood, Oğuz Aydın; Vedat Muriqi.

Ndeshja nis në orën 21:00, ndërsa mbetet të shihet nëse Vedat Muriqi do të arrijë të gjejë rrugën e rrjetës në këtë sfidë të rëndësishme evropiane.