Lajme

Kurti: Serbia ta arrestojë dhe dorëzojë Radoiçiqin, i cili bashkë me 44 shokët e tij i dolën në pritë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku

11/25/2026 19:51
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nisje të Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, ka kërkuar që Kosovës t’i jepet sa më parë statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton GazetaBlic.

Kurti theksoi se Kosova nuk po kërkon privilegj apo favor, por njohjen e progresit në demokraci, ekonomi dhe sundim të ligjit. Ai kërkoi gjithashtu që Serbia të arrestojë dhe dorëzojë Milan Radoiçiqin, ndërsa bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.

Ai shprehu shpresën që Këshilli Evropian t’i kërkojë Komisionit Evropian opinionin për Kosovën në takimin e dhjetorit.