Pep Guardiola ka zbuluar se sfida e radhës në karrierën e tij si trajner do të jetë menaxhimi i një kombëtare.
Trajneri spanjoll e bëri njoftimin në një intervistë me ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Romario, për kanalin e tij Romario TV.
“Hapi im i radhës do të jetë një ekip kombëtar”, tha Guardiola, pa specifikuar se cilin vend do të donte të drejtonte ose kur synon të kthehet si trajner.
Spanjolli pranoi se kishte mundësinë të merrte drejtimin e ekipit kombëtar italian gjatë verës. Paolo Maldini dhe Leonardo e kontaktuan personalisht, por në fund ai e refuzoi ofertën.
Guardiola pranoi se ndoshta do të kishte thënë po nëse oferta do të kishte ardhur një ose dy vjet më parë.
/GazetaBlic Sport


