Lajme

“Ju nuk keni fytyrë”, “hajde jashtë” – debati në Mitrovicë eskalon në përplasje fizike

11/25/2026 15:51
nga:Genita C

Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut ka ndodhur një incident pak minuta më parë.

Incidenti fillimisht ka nisur mes dy asamblistëve, të cilët janë përplasur teksa kanë dalë nga dera e sallës.

Pastaj janë përfshirë edhe asamblistët e tjerë.

Kreu i Komunës, Faton Peci, shihet ndërkohë brenda sallës së Kuvendit.