Sporti

Nelson Hysa dhe Agit Kabayel përballen “sy më sy” para meçit të së shtunës!

11/25/2026 15:52
nga:Mergim Rreci

Boksieri shqiptar Nelson Hysa është takuar nga afër me kundërshtarin e tij, Agit Kabayel, në një përballje “Face to Face”, para meçit të shumëpritur që do të zhvillohet të shtunën.

Takimi mes dy boksierëve është zhvilluar në stadiumin e Düsseldorfit, ku nuk kanë munguar momentet e tensionit dhe shkëmbimi i shikimeve para sfidës së madhe.

Hysa synon të shkruajë historinë, ndërsa të shtunën të gjithë sytë do të jenë te dueli i shumëpritur në ring.

/GazetaBlic Sport/