Një veturë është djegur në kampusin e Universitetit të Prishtinës, afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se informacionin për zjarrin e morën rreth orës 5:00, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Sot rreth orës 05:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Sipas informatave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Pllana.


