Pep Guardiola ka folur për lamtumirën që Cristiano Ronaldo meriton nga kombëtarja e Portugalisë, duke theksuar se karriera e jashtëzakonshme e yllit portugez nuk mund të gjykohet nga disa muaj apo nga mosmarrëveshjet me persona të caktuar.
Ish trajneri i Manchester Cityt beson se Ronaldo duhet të përjetojë një festë madhështore dhe ta ndiejë dashurinë e popullit të tij.
“Lojtarët e mëdhenj duhet të largohen nga futbolli me kokën lart. Cristiano e meriton këtë për gjithçka që i ka dhënë futbollit”, ka deklaruar Guardiola.
Ai përmendi edhe Romario , Messin dhe Maldinin si shembuj të futbollistëve që brezat e ardhshëm duhet të ëndërrojnë t’i ndjekin edhe në mënyrën se si i japin fund karrierës.
/GazetaBlic Sport/

