Mbrëmjën e së hënës, Jona u eliminua nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke lënë pas shtëpinë dhe banorët e tjerë.
Në lidhje me qëndrimin e saj në shtëpi dhe historinë me Doresën dhe Lelën, e cila u bë e njohur brenda shtëpisë, Jona ka folur në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova.
E pyetur për reagimet në Prime-in e saj, ku u kritikua për bullizimin e drejtpërdrejtë ndaj Doresës, ajo e arsyetoi reagimin e saj me faktin se, në atë moment, kjo e fundit ia riktheu periudhën kur ishte 16-17 vjeçe dhe përjetimet e asaj kohe.
“Reagova qashtu se përnjëmend, kur e pashë aty në ekran, menjëherë më ktheu në atë kohë, e ktheu atë Jonën 16-17-vjeçare që u kon dhe veç m’i kujtoi ato sene që m’i ka bo. Ajo përnjëmend kurrë s’më ka lënë rahat, tërë kohën sulmonte pak nga pak”.
Jona tregoi se kjo pjesë e së kaluarës së saj nuk kishte qenë pjesë e ndonjë plani për t’u rrëfyer brenda shtëpisë, ndonëse ishte e vetëdijshme se kjo histori mund të rikthehej nga jashtë.
“Kam thënë që mundet me ndodhë, kam me u përballë me këtë sen, se kanë me ma pru prej jashtë, por unë me planifiku me pru atë sen brenda, asnjë moment”, deklaroi ajo.


