Albin Kurti, ka uruar 28 Nëntorin, duke rikujtuar rëndësinë historike të kësaj date për kombin shqiptar, raporton GazetaBlic.
Në fjalimin e tij, Kurti ka theksuar se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, çlirimi dhe pavarësia e Kosovës, si dhe ngjarjet e rëndësishme të historisë kombëtare, përbëjnë themelet e kombit shqiptar.
Ai ka vënë në pah edhe marrëdhëniet vëllazërore e strategjike mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke bërë të ditur se mes dy vendeve janë nënshkruar, zbatuar ose janë në zbatim gjithsej 190 marrëveshje bashkëpunimi.

