Sipas “Nieuwsblad”, Barcelona, AC Milani dhe Bayern Munichu do të dërgojnë vëzhguesit e tyre për të ndjekur sulmuesin e Club Brugge, Nicolo Tresoldi, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve të së mërkurës kundër Liverpoolit.
Talenti gjerman, i cili vlerësohet lart dhe ka të drejtë të përfaqësojë edhe Italinë, ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane falë formës së tij të shkëlqyer.
22-vjeçari ka shënuar 16 gola në 18 ndeshje këtë sezon, duke u afirmuar si një nga sulmuesit qendrorë të rinj më të mirë në Evropë.
Klubi belg e ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij në janar, megjithatë, Tresoldi pritet të jetë në qendër të një gare të ashpër për transferimin e tij verën e ardhshme.
Pasi ka realizuar tashmë një “hat-trick” kundër Interit këtë sezon, Tresoldi do të kërkojë të lërë gjurmë edhe kundër Liverpoolit, gjë që mund ta rrisë ndjeshëm vlerën e tij në treg.
/GazetaBlic Sport

