Miguel Angel Gil Marin, CEO dhe drejtori i përgjithshëm i Atletico Madridit, ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të parë dhe anëtarit të bordit të LaLiga-s.
Vendimi është bërë i ditur të martën, gjatë Asamblesë së LaLiga-s, ndërsa sipas mediave spanjolle, arsyeja lidhet me financimin prej më shumë se një milion eurosh që LaLiga i ka bërë Bashkimit Evropian të Klubeve (UEC).
Kjo çështje ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e disa klubeve, të cilat thuhet se po rishqyrtojnë qëndrimin e tyre zyrtar ndaj kësaj shoqate, të themeluar në vitin 2023.
Dorëheqja e Gil Marin pritet të hapë një kapitull të ri diskutimesh brenda futbollit spanjoll, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë edhe largime apo reagime të tjera nga drejtuesit e klubeve.
/GazetaBlic Sport/

