Lajme

Ambasadori amerikan në SPAK

11/24/2026 14:22
nga:L J

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot takime me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë së posaçme në vend.

Wendt është takuar me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, raporton Euronewsalbania.

Po ashtu, Wendt ka zhvilluar një takim edhe me drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta.