Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Ejup Maqedonci priti në një takim presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e vizitës së saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës në cilësinë e presidentes dhe komandantes supreme të FSK-së.
Gjatë takimit, Maqedonci bëri të ditur se presidenten e informoi për punën dhe angazhimet e Ministrisë së Mbrojtjes, procesin e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe objektivat dhe prioritetet tona në fushën e mbrojtjes.
“Presidentes Shiroka-Pula i urova suksese në ushtrimin e detyrës së saj, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.


