Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka folur edhe njëherë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës.
Sipas Gërvallës në Pejë duket se zingjiri institicional ka dështuar, dhe se kjo s’është e rastësishme.
‘’Në Pejë duket se zingjiri institicional ka dështuar, kjo s’është e rastësishme’’, ka thënë Gërvalla në një prononcim për media.
Theksojmë se sot në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për veprën penale “Kanosja” ndaj tashmë së ndjerës, Arlinda Zekaj.


