Lajme

Osmani kujton Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn: U vranë sepse kërkuan të vërtetën

11/24/2026 12:48
nga:Mergim Rreci

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kujtuar Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Policisë së Kosovës, të cilët i ka cilësuar si heronj të vendit.

Përmes një postimi, Osmani ka theksuar se Tolaj dhe Haklaj u vranë sepse guxuan të kërkonin të vërtetën dhe të hetonin vrasjet e pasluftës, përfshirë atë të Tahir Zemajt dhe Smajl Hajdarajt, transmeton IndeksOnline.

Ajo ka theksuar se Kosova nuk duhet të pajtohet asnjëherë me vrasjen e atyre që luftuan për të vërtetën dhe drejtësinë.

“U vranë sepse guxuan të kërkonin të vërtetën. Sepse hetuan vrasjen e Tahir Zemajt, Smajl Hajdarajt dhe vrasje të tjera të pasluftës”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka rikujtuar se kërkesa për të vërtetën dhe drejtësinë për viktimat e pasluftës mbetet një çështje që nuk duhet të harrohet.