Lajme

“Nesër i nënshtrohet operacionit urgjent”, drejtori i Ortopedisë në QKUK jep detaje për gjendjen e ushtarit të FSK’së

11/24/2026 12:34
nga:Mergim Rreci

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës.

Lidhur me këtë rast, është deklaruar drejtori i Klinikës së Ortopedisë në QKUK, Xhavit Gashi.

“Ushtari i lënduar i FSK-së nesër i nënshtrohet operacionit urgjent. Ka thyerje të brinjëve, lëndime në boshtin kurrizor dhe në pjesë të tjera të trupit”, ka deklaruar ai për KosovaLive në T7.