Lajme

Sveçla në Japoni, takohet me homologun japonez dhe diskuton bashkëpunimin në fushën e sigurisë

11/24/2026 12:05
nga:Mergim Rreci

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është pritur në takim nga ministri japonez për Punë të Brendshme dhe Komunikim, Hisayuki Fujii, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Japoni.

Sveçla në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, me theks të veçantë në sigurinë publike, shkëmbimin e të dhënave, menaxhimin e emergjencave civile dhe sigurinë kibernetike.

Ai ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Në njoftimin e tij, Sveçla ka bërë të ditur se e ka ftuar ministrin Fujii për një vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim të njohjes nga afër me zhvillimet në vend dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim.