Lajme

Haxhiu: Një nismë e re brenda kësaj jave për ligjin për Gjykatën Speciale

11/23/2026 13:05
nga:Genita C

Kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se të enjten do të mbahen dy seanca, njëra nga ora 10:00 me pikat e papërfunduara të seancës së kaluar, dhe një seancë e re me fillim nga ora 13:00.

Ajo bëri të ditur po ashtu se një nismë e re për ligjin për Specialen do të nisë nga kjo javë.

“Do të ketë një draft të ri në raport me vendimin e padrejtë të Gjykatës Speciale”, u shpreh ajo.

Megjithatë sipas saj, ligji për Specialen nuk ka pasur problem sa i përket çështjes përmbajtësore.