Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar Xhemail Mustafën në 26-vjetorin e vrasjes së tij, duke e cilësuar atë si përfaqësues të vizionit politik të presidentit Ibrahim Rugova dhe një intelektual të përkushtuar për Kosovën e pavarur e demokratike, raporton GazetaBlic.
Hoti ka theksuar se vrasja e tij mbetet një humbje e madhe për vendin, ndërsa ka rikujtuar se drejtësia e munguar nuk e zbeh kujtimin dhe veprën e tij.


