Lajme

26 vjet nga vrasja e Xhemail Mustafës, Osmani: Ai nuk u vra vetëm si njeri, me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës

11/23/2026 09:25
nga:Genita C

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e vrasjes së Xhemail Mustafës, duke theksuar se vrasja e tij nuk ishte vetëm humbje e një intelektuali dhe atdhetari, por edhe plagosje e ndërgjegjes së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Osmani ka rikujtuar se drejtësia për vrasjen e tij ende mbetet e kërkuar.

“Xhemail Mustafa nuk u vra vetëm si njeri, intelektual e atdhetar. Me të u plagos ndërgjegjja e Kosovës, që ende kërkon drejtësi”, shkruan Osmani.