E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi mbetet e paqartë, ndërsa interesimi për përfaqësuesin e Kosovës po shtohet në prag të afatit kalimtar të janarit.
Sipas raportimeve nga Italia, skuadra saudite Al Ittihad ka rikthyer interesimin për 27-vjeçarin dhe është e gatshme të ofrojë rreth 15 milionë euro për ta transferuar atë nga Torino.
Klubi saudit kishte tentuar ta siguronte shërbimin e Zhegrovës edhe gjatë verës, por pa sukses. Kësaj radhe, Juventusi thuhet se është më i hapur për shitjen e tij, ndërsa futbollisti mund të shqyrtojë mundësinë e largimit për shkak të minutave të kufizuara.
Përveç Al Ittihadit, interesim për yllin kosovar kanë shfaqur edhe klube nga Turqia dhe Franca.
Zhegrova këtë sezon ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në nëntë paraqitje në Serie A, ndërsa kontrata e tij me Juventusin është e vlefshme deri në vitin 2030.
/GazetaBlic Sport/


