Lajme

Çitaku: Ka marrëveshje për Ligjin e Speciales

11/19/2026 12:02
nga:Genita C

Ushtruesja e Detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se ka marrëveshje për votimin e ndryshimeve të Ligjit për Specialen.

Teksa Çitaku po hynte në sallën e seancave plenare të Kuvendit, se a ka marrëveshje për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, deputetja e PDK-së tha: “Ka marrëveshje”.

Njëjtë u shpreh edhe deputeti tjetër i PDK-së, Përparim Gruda. “Do të kemi” ligj sot, tha ai para gazetarëve.

Marrëveshja i referohet dakordimit mes PDK-së dhe LVV-së që ndryshimet në Ligjin për Specialen të votohen në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.