Sporti

Sa do t’i paguajë Real Madridi – Manchester Unitedit për JJ Gabriel?

11/18/2026 11:27
nga:L J

Real Madridi është afër përfundimit të një transferimi të madh me syrin drejt së ardhmes, duke sjellë yllin e Manchester United, JJ Gabriel.

Futbollisti i ri pritet të zyrtarizojë transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll në ditët në vijim, duke i dhënë fund një sage transferimesh.

Sipas gazetarit spanjoll Pablo Gallego, agjenti i ri i 16-vjeçarit, Ali Barat, vizitoi Valdebebas të hënën, më 16 nëntor, për të finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Gabriel pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, duke iu bashkuar fillimisht ekipit të dytë të “klubit mbretëror” – Castilla.

“Mbretërit” do të jenë të detyruar t’u paguajnë “Djajve të Kuq” 360 mijë euro për talentin e mrekullueshëm.

/GazetaBlic Sport