Lajme

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

11/13/2026 09:51
nga:L J

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit, substanca është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta të realizuara nga stafi i Sigurimit, në fillim të ndërrimit të punës.

Gjatë kontrollit janë inspektuar edhe hapësirat e shëtitoreve brenda rrethojës së institucionit, ku është gjetur substanca e dyshuar.

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa substanca është konfiskuar.

Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se kontrollet e rregullta dhe vigjilenca e stafit janë pjesë e angazhimit për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve dhe substancave të palejuara në institucionet korrektuese.