Lajme

Projektligji për Specialen, flet Albulena Haxhiu

11/12/2026 10:10
nga:Mergim Rreci

Derisa deputetët po mblidhen për seancë, në Komisionin për Legjislacion po diskutohet çeshtja e Projektligjit për Specialen, i kthyer në Kuvend nga presidentja.

Pak para se të hyjë në seancë, kryetaria e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u pyet se a do të futet në rend të ditës diskutimi për këtë projektligj, shkruan IndeksOnline.

“Nuk e kemi në rend të ditës sot. Por, nëse kemi kërkesa, atëherë vendosin deputetët” tha Haxhiu