Sporti

Kosova U19 e nis me humbje fazën kualifikuese, mposhtet nga Belgjika

11/11/2026 14:08
nga:Mergim Rreci

Përfaqësuesja U19 e Kosovës e ka nisur me humbje fazën kualifikuese, pasi është mposhtur me rezultat 2-0 nga Belgjika U19.

Të dy golat e kësaj përballjeje u shënuan në pjesën e dytë nga futbollistët belgë, të cilët arritën të siguronin fitoren dhe tri pikët e para në këtë fazë.

Dardanët e rinj nuk arritën ta shmangnin humbjen në ndeshjen hapëse, ndërsa tashmë do të kërkojnë të reagojnë në takimet e ardhshme për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

/GazetaBlic Sport/