Vincent Kompany pritet të rikthehet në drejtimin e Bayern Munichut brenda dy deri në tri javësh, menjëherë pas pushimit ndërkombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i nderit i klubit, Uli Hoeness, në një prononcim për televizionin bavarez BR.
“Pas pushimit ndërkombëtar, pas dy ose tri javësh, ai do të rikthehet në stol”, deklaroi Hoeness.
Sipas këtij parashikimi, trajneri belg mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kolnit më 20 nëntor, megjithëse klubi ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar.
Kompany u shtrua në spital më 23 tetor, pasi u diagnostikua me acarim meningeal. Për disa ditë qëndroi nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjatë mungesës së tij skuadrën e drejtoi ndihmëstrajneri Aaron Danks.
Hoeness foli edhe për ngarkesën e madhe në punë që mund të ketë ndikuar në gjendjen e trajnerit.
“Besoj se është një grip që është neglizhuar për një kohë të gjatë. Ai është nën shumë stres. Punon 12 orë në ditë, gjashtë ditë në javë. E gjithë kjo ka lënë gjurmë”, u shpreh Hoeness.
/GazetaBlic Sport/


