Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave, që erdhi pas protestave të njëpasnjëshme të organizuara pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protestuesit nisën marshimin nga Katedralja në qendër të Prishtinës, duke vazhduar përmes lagjes Pejton deri te ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë shpalosur kërkesat e tyre.
Ndër kërkesat kryesore të protestuesve ishte shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.


